Ronaldo vjen me driblimin e karrierës

Real Madrid fitoi një ndeshje mjaft të rëndësishme mbrëmjen e djeshme kundër Rayo Vallecanos me rezultatin 0-2. Një nga golashënuesit ishte edhe Cristiano Ronaldo, i cili dje vendosi një rekord të ri personal, 300 gola me “Los Blancos”.

Por përveç rekordit ai u bë protagonist edhe i një gjesti teknik të pabesueshëm.

Ai bëri një driblim fantastik ndaj kundërshtarit i cili pa dyshim mund të cilësohet si ndër më të bukurit në karrierën e tij.