36-vjeçari, i cili nënshkroi zyrtarisht për Manchester Unitedin në fillim të kësaj jave, po kërkon të bëhet golashënuesi më i mirë në histori sa i përket golave me kombëtaret. Ai ka gola sa Ali Daei në krye të klasifikimit me 109 gola.
Portugezi kishte një mundësi të artë për të thyer rekordin, kur Portugalia fitoi penallti brenda minutës së 15-të.
Por para gjuajtjes së penalltisë ‘kishte’ dramë. Dara O’Shea, duke kërkuar ta shpërqendrojë Ronaldon, ai e goditi topin pasi portugezi e vendosi te pika e bardhë.
Sulmuesi legjendar nuk ishte i lumtur që O’Shea e goditi topin, duke shfaqur zemërim.
Por VAR vendosi që veprimet e Ronaldos nuk ishin të denja për karton të kuq.
Ronaldo pastaj pas këtij nervozizmi humbi penalltinë.
Kjo ishte hera e parë që Ronaldo humbi një penallti për Portugalinë në shtatë përpjekjet e fundit.