Ronaldo simuloi, por Ancelotti i del në mbrojtje (VIDEO)

Cristiano Ronaldo bëri një simulim duke kërkuar penallti ndaj Rayo Vallecanos, në fitoren 2:0, kurse për këtë u ndëshkua me kartonin e verdhë.

Për këtë ai do të mungojë në takimin e ardhshëm të Realit.

Trajneri i tij, Carlo Ancelotti, befason se si kjo nuk ishte penallti. “Ashtu siç thashë, nuk mund të besoj se ajo nuk ishte penallti”, tha ai.

Ancelotti u shpreh i lumtur me paraqitjen  e skuadrës.