Portugezi nuk i mbajti nervat në momentin e golit duke kritikuar shokët e skuadrës, ndërsa pas vërshëllimës përfundimtare, pat një shpërthim publik edhe ndaj trajnerit të tij, Fernando Santos. Ky i fundit drejtoi përfaqësuesen me sukses në Euro 2016, por tashmë duket se kohët e lavdishme janë lënë pas, sepse reagimi i Ronaldos nuk dukej aspak miqësor.
Futbollisti shpërtheu me kritika ndaj teknikut që po afrohej t’i jepte dorën në atë moment, duke i kërkuar llogari për vendimet e tij e duke bërë që ky i fundit të kthej mbrapsht shpejt, pa vazhduar dialogun me lojtarin. Një moment tensioni që nuk i ka shpëtuar kamerave dhe aparateve fotografikë, duke lënë të kuptohet se tashmë Ronaldo është i pakënaqur me drejtimin e Santos, gjë e cila mund të sjellë ndryshime në pankinën e luzitanëve./PS/