Ronaldo shkon në stërvitje me Bentley, por edhe i shoqëruar nga sigurimi privat

Cristiano Ronaldo është mësuar të jetë në qendër të vëmendjes gjatë viteve, por tashmë mediat angleze zbulojnë se sulmuesi portugez po e ngre në një tjetër nivel sigurinë e tij jashtë fushës së futbollit.

Ylli 36-vjeçar i Portugalisë shihej mëngjesin e sotëm të drejtonte makinën e tij të shkëlqyeshme Bentley drejt qendrës stervitore Carrington në Manchester, ndërsa dy bodyguardë personalë e ndiqnin nga afër me një mjet fuoristrade.

Ronaldo nuk ishte zgjedhur nga trajneri në përballjen e të mërkurës në kupën Carabao, ku skuadra e tij u eliminua pas humbjes 1-0 ndaj West Ham-it të Londres.

Kjo nuk është hera e parë që Ronaldo shihet me rojet e tij të shumte te sigurisë. Ata ishin parë dhe në fillim të muajit kur Ronaldo mori avionin për ndeshjen kundër Young Boys në Zvicër, kur Ronaldo shënoi por United humbi në kohën shtesë.

Dy rojet e sigurisë janë prej kohësh me Ronaldon, i cili punëson siguri 24-orëshe prej statusit prej superstari. Mediat britanike thonë se grupi i tij i sigurisë përbëhet prej ish-ushtarakësh, oficerësh policie dhe “oficerë të mbrojtjes së afërt”.

Asistimi fantastik nga Mërgim Berisha për Mesut Ozilin (Video)

Avancojnë bisedimet mes klubeve për shkëmbimin Xhaka – McKennie