“Ronaldo, shembull për t’u ndjekur”

Emilio Butragueno, drejtori sportiv i Real Madridit, e ka lavëdtuar yllin e kësaj skuadre, Cristiano Ronaldon.

Ylli portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka arritur një tjetër rekord. Ai ka shënuar golin e 300-të në fanellën e mbretërve, që prej transferimit nga Manchester United në vitin 2009.

Ronaldo ka marrë lëvdata nga drejtori sportiv i Realit, Emilio Butragueno. Ky i fundit thotë se portugezi është model për të rinjtë.

“Cristiano gjithmonë dëshiron të shënoj më shumë gola. Ai gjithmonë kërkon më shumë dhe kjo është arsyeja pse ai është një kolos i tillë”, ka deklaruar Butragueno.

“Ai është një shembull i përkryer për çdo njeri profesional dhe modeli më i mirë për fëmijët. Ai ka ambicie të pakufizuar”, theksoi ai.