Ronaldo respekton vetëm tre lojtarë te United, përmend këta emra

Lojtari portugez i Manchester United, Cristiano Ronaldo, ka thënë se ka një mendim të mirë vetëm për tre lojtarë të klubit nga “Old Trafford”.

Mediat britanike publikojnë pjesë të reja të intervistës, të cilën portugezi i ka dhënë gazetarit Piers Morgan.

“Ata që nuk janë të përkushtuar nuk do të kenë karrierë të gjatë. Është e pamundur. Në brezin tim keni shumë lojtarë që kanë arritur të luajnë në një nivel të lartë në moshën 36, 37, 38 vjeçare. Sa i përket këtij brezi, mendoj se mund të numërohen me gishtat e njërës dorë. Por te Manchester United mund të emëroj Diogo Dallo. Ai është shembull i një lojtari të ri që është jashtëzakonisht profesionist. Nuk kam dyshim se do të zgjasë shumë. Ai është i ri, i zgjuar, inteligjent. Ka më shumë. Martinez, Casemiro, edhe pse tashmë është në të 30-at. Futbollistët e rinj sot jetojnë në një epokë tjetër. Çdo gjë është më e aksesueshme për ta, nuk vuajnë. Dhe nuk e kam fjalën vetëm për United, por në përgjithësi”, tha Ronaldo në intervistën për gazetarin Morgan, transmeton Demokracia.com.

Kujtojmë se Ronaldo është rikthyer te Manchester United vitin e kaluar, dhe ka kontratë me “djajtë e kuq” deri në fund të sezonit.

Intervista e tij ka qenë kryefjala e mediave britanike ditët e fundit.

Ronaldo ofendoi Manchester United, menaxherin aktual Erik ten Haag, ish-menaxherët Ralf Rangnick, Ole-Gunnar Solskjaer, bashkëlojtarët aktualë dhe disa nga ish-bashkëlojtarët.

Nis shitja online e biletave për miqësoren Kosova – Ishujt Faroe

Rezultatet e plota të pjesës së parë në Kupën e Kosovës