Ronaldo qau pas barazimit me Valencian

Barazimi 2-2 kundër Valencias, vetëm dy javë para përfundimit të javës e ka goditur rëndë Real Madridin, duke ia minimizuar shanset për titullin e kampionit dhe duke demoralizuar ekipin madrilen.

Por, duket se më i mërzituri ka qenë Cristiano Ronaldo. Sipas një fotografie që është shpërndarë në rrjete sociale dhe është publikuar edhe në mediat spanjolle, ku thuhet se fotot janë bërë pas barazimit kundër Valencias, Ronaldo shihet i mërzitur teksa qan në shkallët e stadiumit.

Vërtetësia e fotografive nuk është konfirmuar por shumica e komentuesve vërtetojnë vërtetësinë e fotos. /Gazeta Olle