Ronaldo pesë gola në fitoren e Realit

Real Madridi triumfoi 9:1 kundër Granadas në sfidën e zhvilluar në Santiago Bernabeu.

Skuadra mbretërore, Real Madrid, ka shënuar fitoren më të thellë të viteve të fundit në Spanjë.

Reali triumfoi plot 9:1 kundër Granadas, duke shkelur kundërshtarin në cdo aspekt.

Cristiano Ronaldo shpërtheu në këtë takim duke shënuar plot pesë gola (30’, 36’, 38’, 54’ dhe 90’), Karim Benzema shtoi dy (52’ dhe 56’), një erdhi nga Gareth Bale (25’) dhe një tjetër ishte autogol i Diego Mainz (83’).

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Robet Ibanez (74’). Reali tani ka 67 pikë në pozitën e dytë në renditje, një më pak se Barcelona që prinë por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.