Ronaldo përfundon ëndrrën për Kupë të Botës, shpërthen në lot pas eliminimit të Portugalisë (Video)

Portugalia u eliminua nga Maroku e cila konfirmoi se është surpriza e këtij Botërori.

Kështu Ronaldo i jep fund aventurës së tij në Botërore.

Pas rënies së bilbilit, portugezi nuk i mbajti dot lotët dhe la menjëherë fushën duke qarë.

Kujtojmë që për CR7 kjo ishte hera e pestë që merr pjesë në Kupën e Botës me Kombëtaren e Portugalisë.

Ronaldo mbetet pa fituar Kampionat Botëror me Kombëtaren e tij, gjithashtu mbetet edhe pa shënuar gol në fazën e eliminimit direkt në Kupën e Botës. /Gazeta Olle/

Maroku shkruan historinë, eliminon Portugalinë dhe shkon në gjysmëfinale të Kupës së Botës

Pepe shpërthen pas ndeshjes: Gjyqtari argjentinas na dëmtoi, të gjithë duan ta bëjnë Argjentinën kampion