“Ronaldo nuk krahasohet me mua dhe Messin”

Legjenda e Bullgarisë, Hristo Stoichkov, ka deklaruar se Cristiano Ronaldo nuk bënë të krahasohet me Lionel Messin, pasi argjentinasi , sipas tij është i pakrahasueshem. Madje, ai ka thënë se Ronaldo nuk krahasohet as me të.

Stoichkov ka luajtur për Barcelonën në vitet 90-ta.

“Nuk dua ta krahasoj vetën me askënd. Le të shohim nëse Cristiano do të fitojë titujt që i fitova unë”, i ka thën Stoichkov Marca.

“I dëshiroj atij më të mirat, por kur nëse ai fitoj Këpucën e Artë në Kampionatin Botëor ose në Kampionatin Evropian, atëherë mund të diskutojmë”, shtoi Stoichkov.

Ndërkohë, i pyetur për Messin ai tha: “Nuk kam asnjë dyshim që Messi është më i miri. Të fitosh Topin e Artë në një sezon, nënkupton që ke qenë i mirë, por nuk mund të krahasohet një legjendë me një lojtar që është në fund të karrierës”.

Bullgari pati edhe disa fjalë për magjinë e Messit ndaj Cityt. “Për pak nuk e humba zërin duke parë Messin se si luante, veçanërisht në driblimet e tij”.

Stoichkov ka fituar Topin e Artë në vitin 1994, kurse është zgjedhur lojtari më i mirë në botë në vitin e njëjtë dhe në të 92-tën. (Gazeta Olle)