Ronaldo nuk e nis mirë punën si president, tifozët i dalin kundër!

Si futbollist ishte sulmuesi më i fortë, por roli i presidentit është ndryshe dhe dhe Luis Nazario de Lima Ronaldo po e kupton këtë. Ish-numri 9 u prit mes ovacioneve të tifozëve, por tani po provon një sfidë të parë. Gjithçka lidhet me mos rinovimin e portierit 41-vjeçar Fabio.

Vendimi nuk u pëlqeu aspak tifozëve dhe madje u mblodhën nën selinë e klubit, me kore kundër brazilianit dhe gjithë menaxhmentit. Në shënjestër ishin edhe rrjetet sociale të Ronaldos.

Megjithatë, klubi nga Belo Horizonte sqaron të gjithë tifozët: “Vullneti i Cruzeiros ishte të vazhdonte kontratën e tij me lojtarin, por jo për të njëjtën periudhë që dëshironte lojtari. Cruzeiro u përpoq të respektonte rëndësinë dhe karrierën e një futbollisti që është i lidhur me klubin prej 18 vitesh. Atij iu ofrua një kontratë e rëndësishme, thuajse e paarsyeshme për arkat e një klubi në vështirësi financiare, por propozimi nuk u pranua nga sportisti dhe agjenti i tij.”

 

Futbollisti i radhës largohet nga Prishtina, pas vetëm gjashtë muajsh te kryeqytetasit

Goditje e madhe për Seria A, qeveria vjen me vendimin final