Ronaldo në telashe të mëdha: Përballet me padi miliardëshe shkaku i Binances

Cristiano Ronaldo është paditur për përfshirjen e tij në një shkëmbim të kriptomonedhave.

Vitin e kaluar, Ronaldo nënshkroi një partneritet me Binance, që ishte shkëmbimi më i madh i kriptomonedhave në botë sipas vëllimit të tregtimit në atë kohë.

“Ky është shansi juaj për t’u bashkuar me komunitetin tim dhe për të zotëruar momente ikonike nga karriera ime,” tha Ronaldo nëntorin e kaluar dhe i ftoi fansat e tij t’i bashkohen.

Kontrata e parë e diskutueshme që Binance nënshkroi ishte me Federatën e Futbollit të Argjentinës.

Këtë verë, ajo kontratë u ndërpre pasi kompania deklaroi se “Federata e Futbollit të Argjentinës nuk i ka përmbushur plotësisht detyrimet kontraktuale”.

Tani një problem i ri ka lindur pasi ndaj Ronaldos është ngritur një padi nga tre persona. Ata pretendojnë se kanë “pësuar humbje serioze për shkak të promovimit të kriptomonedhave nga Ronaldo”.

Padia shton se përdoruesit që u regjistruan përmes promovimit të Ronaldos e përdorën shkëmbimin për arsye të tjera, si për shembull për të investuar në kriptomonedha të falsifikuara.

“Promovimi i Binance nga Ronaldo kërkoi investime në kriptomonedha të falsifikuara duke inkurajuar miliona fansa të tij të investonin në Binance”, thuhej në padi.

Padia gjithashtu ka pretenduar se Ronaldo ishte në dijeni ose duhej ta dinte se Binance po shiste kriptomonedha të falsifikuara./Gazeta Olle/

Prizreni ia shkakton humbjen e tretë Pejës

“Kumbulla na ka lënë pa opsione”, Mourinho: Pres një mesazh nga ata që luajtën më pak