Ronaldo në Lojërat Olimpike “Rio 2016”

Përfaqësuesja U-21 e Portugalisë, ka siguruar vendin e dytë në Evropianin e tanishëm, duke u kualifikuar direkt për në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

Me këtë rast, ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, mund të jetë njëri nga tre lojtarët mbi moshën 23-vjeçare që do të përfaqësojnë Portugalinë në Brazil.

“Ne mund të marrim tre lojtarë me moshën mbi 23-vjeçare. Ronaldo është njëri nga opsionet kryesore, por që nuk kemi menduar ende aq shumë për këtë”, tha kryetari i i Federatës së Futbollit të Portugalisë, Fernando Games.