Ronaldo me rekord të ri

Ylli i skuadrës së Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka arritur që të shënoj dy gola në pjesën e parë përballë Schalkes. Pas këtyre dy golave të shënuar Ronaldo, ka barazuar Lionel Messi, sa i përket golashënuesit më të mirë në historinë e Ligës së Kampionëve pasi të dy lojtarët ndajnë nga 75 gola në këtë garë.

Përndryshe, sfida për këtë epitet do të jetë shumë e madhe, pasi të dy lojtarët kanë edhe shumë ndeshje dhe disa vite tjera për të zhvilluar në këtë garë gjatë të ardhmes.