Superylli i futbollit dhe modelja e bukur kishin veshur veshje të bardha duke u përputhur në dukjen e tyre.
Ndërkaq, 36-vjeçari i është referuar të dashurës së tij 27 vjeçare me fjalët: “Mbretëresha ime e bukur”.
Me këtë rast, Georgina vendosi të vishte një fustan të bardhë me print gjeometrik, i cili shfaqi dekoltenë e hapur dhe pjesën e pasme të tonifikuar.
Flokët i kishte stiluar, ndërsa kishte vënë më shumë makijazh se zakonisht. Edhe kapiteni i Portugalisë dukej i kuruar me kostum të bardhë, në të cilin kishte një bluzë të zezë.