Cristiano Ronaldo ka gjetur asistimet e para në Arabinë Saudite, prej se legjenda portugeze u transferua tek Al Nassr.
Sulmuesi portugez ishte protagonist në zhbllokimin e ndeshjes Al Nassr-Al Tawoon.
Vendasit e kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh falë golit të Abdulrahman Ghareeb në minutën e 17’.
Messi için sıradan bir asist ama Ronaldo için mükemmel bir asist tabii 😹😹😹 https://t.co/S7FPHG6Rci
— Furkan (@tekrarfofonaya) February 17, 2023
Ronaldo e futi në rast bukur 25-vjeçarin me një top nga gjysmëfusha e Al Nassr, ku Ghareeb dribloi një mbrojtës dhe dërgoi topin në rrjetë.
Pasi barazuan mysafirët, CR7 u përkujdes me një tjetër asistim në minutën e 78-të për Madu i cili realizoi golin e fitores 2-1.
Al Nassr po garon për titullin kampion me Al Ittihad dhe Al Shabab, derisa skuadra e portugezit tani ndodhet në vendin e parë në tabelë me 40 pikë. /Gazeta Olle/
Cristiano Ronaldo's first Al-Nassr assist was a stunner 😤 pic.twitter.com/PpBTWhVVL5
— WORLD OF FOOTBALL ⚽️ (@worldofootball_) February 17, 2023
Ronaldo's second assist of the day, just as he planned it 🧠
(via @SPL)pic.twitter.com/6LOc59BZJ0
— B/R Football (@brfootball) February 17, 2023