Ronaldo kryelajmi i ditës, arsyeja është komike

Cristiano Ronaldo nuk ka luajtur në ditën e djeshme në përballjen që Portugalia kishte ndaj Kroacisë pas një infeksioni në këmbë.

Kështu e ka parë takimin i ulur në shkallët e stadiumit, ku fatmirësisht për yllin e Juventusit, Kombëtarja e tij arriti të triumfonte.

Ndërkohë një surprizë i vjen edhe nga një prej punojëseve për sigurinë, e cila e ka ftuar për të vendosur maskën.

Të gjithë futbollistët e tjerë të Portugalisë e kishin vendosur pasi është detyrim në stadium, por Ronaldo do të bënte përjashtim.

Megjithatë pas këshillës së dhënë, ylli portugez e ka vendosur menjëherë duke mos i’a kundërshtuar fjalën.