Ronaldo konfirmon largimin nga Reali në Instagram (FOTO)

Cristiano Ronaldo ka sinjalizuar largimin e tij nga Real Madrid me veprimin e fundit në profilin e tij në Instagram.

Cristiano Ronaldo ka shtuar spekulimet rreth largimit nga Real Madrid.

Sulmuesi portugez ka larguar fotografinë e tij të profilit me fanellën e klubit madrilen, duke e zëvendësuar me atë të ekipit Kombëtar, përcjell “lajmi.net”.

Dikush mund të thotë se ai e përfaqëson Portugalinë në Kupën e Konfederatave por sipas një përdoruesi të rrjetit social: “Ai nuk e kishte bërë asnjëherë në të kaluarën”.

 

Drejtuesit e Milanit janë të gatshëm të diskutojnë me Real Madridin një marrëveshje të mundshme shkëmbimi mes Cristiano Ronaldos dhe Gianluigi Donnarumma.

“Nëse Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madrid dhe ata e duan Donnarumma, atëherë ne jemi gati të flasim me Florentino Perezin”, ka deklaruar drejtori i Rossonerëve, Massimiliano Mirabelli.

Ronaldo kërkohet edhe nga Manchester United, Paris Saint-Germain dhe klube nga Kina.