Ronaldo kalon Messin

Ndonëse Reali u eliminua nga Juventusit, Ronaldo ka arritur të thej një tjetër rekord, pas atij të lojtarit të parë që ka shënuar dhjetë gola në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Kësaj radhe, Ronaldo ka kaluar Messin, duke u bërë lojtari i parë që ka shënuar dhjetë apo më shumë gola në katër sezone të Ligës së Kampionëve dhe këtë gjë e ka bërë në katër sezone radhazi.

Në vendin e dytë është Messi i cili ka shënuar dhjetë apo më shumë gola në tre sezone.

Në vendin e tretë është Van Nistelrooy i cili ka shënuar dhjetë apo më shumë gola në dy sezone të Ligës së Kampionëve.