Ronaldo Junior bëhet pjesë e skuadrës së Al Nassr

Djali i Ronaldos, Cristiano Ronaldo Junior ka nënshkruar kontratë me ekipin U13 të skuadrës arabe Al Nassr.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Cristiano Jr ka nënshkruar kontratën dhe ai tani do të fillojë stërvitjen me Al Nassr Academy në ditët në vijim.

Ndërsa Cristiano Jr, si babi i tij, do të mbajë numrin 7 në skuadrën e U-13-shave.

Kurse Cristiano Ronaldo ka zbuluar se çfarë i tha thënë djali i tij.

“Babi, mbahu edhe disa vite, dua të luaj me ty”, ishin fjalët e Ronaldos, transmeton Gazeta Olle.

Sot rikthehen emocionet e Superligës së Kosovës

Trepça vazhdon rrugëtimin në Kupën Evropiane