Ronaldo: Jam i sëmurë pas futbollit, për këtë kam blerë dy klube

Ronaldo, ai i ashtuquajturi Fenomeni ishte i pranishëm në ceremoninë e Topit të Artë në Paris, aty ku triumfoi Karim Benzema. Braziliani nuk ngurroi të jepte një prononcim të shkurtër për SportMediaset, teksa theksoi se ai mbetet një i sëmurë pas futbollit. Nga ana tjetër, Ronaldo flet edhe për Serie A ku shtoi se Napoli mund ta udhëheqë aktualisht renditjen, por kampionati mbetet i gjatë.

“Unë e ndjek shumë kampionatin italian, Interin. Shoh shumë futboll, jam edhe pronar i dy klubeve, një në Brazil dhe një në Spanjë. Mund të them se jam i sëmurë pas futbollit.

Napoli kryesues në Serie A? E vërtetë, por kampionati është shumë i gjatë dhe para ka shumë ndeshje. Unë e pashë Interin në të dyja ndeshjet ndaj Barcelonës, ia dolën shumë mirë. Zhvilluan dy ndeshje gjigande kundër një skuadre si Barcelona që të gjithë e dinë se çfarë kualiteti ka. Zikaltërit mund të bëjnë mirë edhe në kampionat”, u shpreh Ronaldo.

Kryeziu flet para derbit me Dritën: Jemi grup i bashkuar dhe skuadër kompakte, në çdo ndeshje futemi për fitore

Sfida “jetike” me Ballkanin, tifozët e Slavia Prahës rezervojnë aeroplanin për në Prishtinë