Ronaldo injoron golin e Bale!

Cristiano Ronaldo nuk ka festuar me Gareth Bale, në golin që e ka shënuar ky i fundit në ndeshjen kundër Levantes që Real Madridi po e zhvillon në kuadër të La Ligës.

Portugezi u nervozua tejmase që goditja e tij nuk hyri në portë dhe më pas nuk shkoi për të festuar fare me pjesën tjetër të skuadrës golin e uellsianit.