Ronaldo i jashtëzakonshëm, het-trik brenda pjesës së parë – dy nga golat i shënon nga gjuajtja e lirë

Al Nassr ka kaluar në epërsi falë dy super golave të Cristiano Ronaldos.

Si mysafir të Abha, skuadra e portugezit e nisi furishëm takimin që po luhet në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Arabisë.

Ishte minuta e 12-të e takimi, kur Ronaldo realizoi nga gjuajtja e lirë me shumë finesë.

Përkundër se një lojtar ishte i shtrirë në murin e gjallë, CR7 ia doli të mposhte me lehtësi portierin kundërshtar me një goditje të ulët.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë realizoi edhe golin e dytë, tani në minutën e 21-të, duke realizuar sërish nga gjuajtja e lirë.

Deri në fund të pjesës së parë CR7 kompletoi edhe het-trikun e tij, derisa Al Nassr po fiton 0-5.

 

Vjen vendimi nga Komisioni i Garave: Gjilani merr fitore në tavolinë 3-0

Fenerbahce merr vendimin përfundimtar për të ardhmen nëse do të mbetet apo do të largohet nga Superliga e Turqisë