Ylli portugez mbante numrin e fanellës legjendare gjatë periudhës së tij të parë në United dhe tani është konfirmuar se Ronaldo do ta ketë përsëri këtë numër, shkruan Gazeta Olle.
Ronaldo trashëgon numrin nga Edinson Cavani, i cili e veshi fanellën sezonin e kaluar, por edhe në fitoren ndaj Wolverhampton Wanderers fundjavën e kaluar.
Ronaldo në fakt është befasuar nga ky gjest, ngase nuk ishte në dijeni që uruguaiani do ia dhuronte.
“Nuk isha i sigurt nëse do ishte e mundur të kisha numrin shtatë sërish, pra dua të falënderojë shumë Edin për këtë gjest të pabesueshëm”, tha ai për faqen zyrtare te Man United.
A mark of the man ❤️@ECavaniOfficial 🤝 @Cristiano#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) September 2, 2021
/Gazeta Olle/