Ronaldo i arsyetohet Florentino Perezit

Lojtari më i mirë i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i ka shkruar presidentit të klubit, Florentino Perez, duke iu arsyetuar për rezultatet e fundit.

E përditshmja spanjolle, Marca, shkruan se portugezi  i ka thënë numrit një të Realit, se nuk kanë dështuar.

“Ne nuk kemi dështuar president, llogaritë në ne”, i ka thënë Ronaldo.

“Ne nuk do të dështojmë, ne jemi këtu, për të luftuar për të dy titujt e mbetur”, shtoi ylli botëror.

Reali ka mbetur në garë për Ligën e Kampionëve dhe La Ligan. (Gazeta Olle)