Ronaldo hero i United në fund, anglezët fitojnë me përmbysje ndaj Villarrealit

Manchester Unitedi ka regjistruar fitore në frymën e fundit (2-1) në Old Trafford kundër Villarrealit, në ndeshjen e raundit të dytë në Grupin F të Ligës së Kampionëve.

Të parët shënuan lojtarët e nëndetëses së verdhë me anë të Paco Alcacer, i cili e futi topin në rrjetë pas asistimit nga Arnaut Danjuma (53’).

Nuk vonoi reagimi i Djajve të Kuq, të cilët shënuan gol të bukur me anë të Alex Telles (60’), i cili pranoi një top nga Bruno Fernandes për të realizuar.

Kur pritej që takimi të përfundonte baras, Cristiano Ronaldo tregoi prezencën e tij në fushë duke kombinuar me Jesse Lingard dhe duke realizuar golin e fitores (90’+5).

Barcelona mposhtet edhe nga Benfica, rrezikon mos ta kalojë grupin në Champions

Milot Rashica bëhet baba për herë të dytë