Ronaldo goditi me top një roje sigurie, më pas shkoi për ta shikuar gjendjen e tij

Po zhvillohet ndeshja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Young Boys dhe Manchester United.

Cristiano Ronaldo startoi sot madje realizoi edhe golin e vetëm të pjesës së parë, në minutën e 13-të, shkruan Gazeta Olle.

Pak para fillimit të ndeshjes, portugezi duke tentuar të shënojë e goditi me top rojen e sigurisë.

Ai menjëherë shkoi për ta shikuar gjendjen e sigurimit, gjest i cili u duartrokit nga shikuesit.

Kujtojmë se gjatë pjesës së parë me karton të kuq u ndëshkua Aaron Wan-Bissaka në minutën e 35-të, pas një ndërhyrje të ashpër në futbollistin e Young Boys.

/Gazeta Olle/

 

Flet Zylkifli Obertinca i Fushë Kosovës pas triumfit të madh ndaj Ferizajt

Barcelona – Bayern Munich, formacionet zyrtare