Ronaldo flet për emërimin e Ten Hag te United: Me të mund të fitojmë trofe

Manchester United zgjodhi Erik Ten Hag si timonierien e ri të skuadrës. Holandezi do të marrë drejtimin e “Djajve të Kuq” më 1 korrik, dhe të gjithë presin futboll të bukur dhe trofe në “Old Trafford”.

Cristiano Ronaldo ka vendosur të qëndrojë tek United, teksa ka thyer heshtjen duke shfaqur gjithë entuziasmin e tij në lidhje me trajnerin e ri. CR7 vlerëson Ten Hag dhe beson se sezoni i ri do të sjellë edhe trofe.

Jam në dijeni të punës fantastike që ka bërë tek Ajaksi, Ten Hag është një trajner ekspert. Ne thjesht duhet t’i japim kohë në dispozicion. Nëse ai do të bëjë mirë, i gjithë United do të jetë i suksesshëm, kështu që i uroj më të mirën.

Jemi të gjithë të lumtur dhe të emocionuar, jo vetëm si futbollistë, por edhe si tifozë. Duhet të besojmë se vitin e ardhshëm mund të fitojmë trofe”, deklaroi legjenda portugeze.

Një tjetër sukses i madh i Uta Ibrahimit

Masat e sigurisë dhe procedurat, gjithçka duhet të dinë tifozët për finalen e Ligës së Konferencës që zhvillohet në Tiranë