Ronaldo flet pas dy golave të shënuar në debutim për Unitedin: E prisja një, por asesi dy

Cristiano Ronaldo ka bërë një debutim perfekt në kthimin e tij te Manchester United duke shënuar dy gola që në ndeshjen e parë para tifozëve të tij “të vjetër”, një start të cilin edhe ai e ka pranuar se nuk e kishte imagjinuar në një intervitë të dhënë për BBC.

“Nuk e prisja të shënoja dy gola. Prisja një e jo dy. Ishte moment i pabesueshëm. Kur nisa ndeshjen isha shumë nervoz, ju betohem. Por mendoj se ishte normale pasi nuk prisja që tifozët të këndonin gjatë gjithë ndeshjes emrin tim”.

“Isha shumë nervoz. Ndoshta nuk e tregova, por isha i tillë. Siç e kam thënë më parë, pritja është e pabesueshme. Jam këtu që të fitoj ndeshje, të ndihmoj skuadrën dhe të dërgoj klubin aty ku e meriton”.

“Goli i parë? Ishte një moment i pabesueshëm, unë isha supernervoz. Një natë më parë po mendoja atë që dëshiroja, të luaja mirë, të tregoja që jam ende në gjendje të ndihmoj skuadrën. Kur filloi ndeshja, isha supernervoz pasi tifozët po këndonin emrin tim, ky klub është i pabesueshëm. Unë jam aq krenar sa do të bëj maksimumin që t’i bëj të ndjehen krenarë për mua”.

“Ne kemi një ekip fantastik, një ekip të ri, me një trajner fantastik. Por duhet të ndërtojmë besimin në vetvete, skuadra duhet të jetë e pjekur nëse ne duam të fitojmë kampionatin dhe dëshirojmë të fitojmë Ligën e Kampioneve. Mendoj se jemi në rrugën e duhur”.

“Duhet të fitojë ndeshje, të ndërtojmë besimin në vetvete, të ndërtojmë lojë skuadre sepse unë jam këtu për të ndihmuar ekipin”, theksoi Ronaldo.

Broja i pafat në minutat e fundit, bëri gjithçka mirë, por shtylla ia mohoi golin

Nuk e nisën mirë edicionin e ri në Ligën e Parë, Arbëria shkarkon gjithë stafin teknik