Ronaldo e kalon Pahinon, me 213 gola në La Liga

Cristiano Ronaldo realizoi pesë gola ndaj Granadas dhe e kaloi njërin prej golashënuesve më të mirë në histori të La Ligas: Pahíño. Portugezi e kaloi atë në pozitën e tetë të golashënuesve më të mirë në histori të kampionatit spanjoll, me 213 gola, shkruan Zëri.

Cristiano i ka zhvilluar vetëm gjashtë sezone me klubin Blanco dhe tash është golashënuesi më i mirë në këtë sezon me 36 gola, katër më shumë se Messi, përcjell Zëri.

Ronaldos po ia do ndaj Granadas. Gjatë tri vizitave të këtij ekipi në Bernabeu, numri 7 i Los Blancos ka realizuar nëntë gola.

Objektiv i radhës i sulmuesit të Real Madridit është Quini, i cili kishte realizuar 219 gola. I pari është Messi me 274 gola nga 305 ndeshje.