Ronaldo e dërgon parukierin te statuja

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo, është prej atyre futbollistëve që i dedikohet shumë pamjes së tij të jashtme, madje disa herë edhe duke e tepruar. Por të njëjtën përkujdesje portugezi i Real Madrid e shfaq edhe për statujën e tij që ndodhet në Muzeun e Dyllit në Madrid.

“Topi i Artë” ka dërguar parukierin e tij personal që t’i rregullojë një herë në muaj flokët statujës.

Ka qenë Drejtori i Komunikimit i Muzeut, Gonzalo Presa, ai që e ka bërë të ditur këtë fakt, raporton “Mundo Deportivo”.