Ronaldo e ‘bombardon’ portën e Getafes nga goditja e dënimit

Cristiano Ronaldo ka shënuar një gol të bukur nga goditja e dënimit, për ta barazuar rezultatin në ndeshjen nga Getafes.

Ai realizoi në mënyrë mjeshtërore nga distanca, duke e goditur topin në stilin e tij të zakonshëm. Pak çaste më vonë, Ronaldo shënoi edhe nga penalltia për 3:2.