Ronaldo di të jetë edhe romantik, ja çfarë surprize të këndshme i ka bërë ai të dashurës së tij

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo kanë shijuar mbrëmë një darkë shumë romantike në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ronaldo ka ditur të jetë një djalë romantik duke e surprizuar të dashurën e tij me petale trëndafilash, qirinj e një buqetë të madhe me trëndafila të kuq, siç ka treguar Georgina në rrjete sociale.

Dashuria ime, Kristiano”, shkruante ajo krahas fotos ku tregonte surprizën që i kishte bërë partneri.

Në fakt, ka mjaftuar vetëm kaq që ajo të ndihet e lumtur dhe e vlerësuar, pavarësisht se partneri i saj është një prej meshkujve më të pasur.

Cristiano Ronaldo, një ndër futbollistët më të mirë në historinë e futbollit, dhe Georgina Rodrigez, që dikur ishte shitëse, u njohën 3 vite më parë në butikun ku punonte kjo e fundit.

E asokohe ajo as që e mendonte se do bëhej partnerja e Ronaldo-s, por ja që ai ra në dashuri me të dhe tashmë janë ndër çiftet më të famshme në botë.