Ronaldo dhe Georgina thyejnë ligjin në Arabinë Saudite

Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, thuhet po shkelin ligjin në Arabinë Saudite.

Arsyeja? Në vendin aziatik është e paligjshme që partnerët jo të martuar të jetojnë së bashku, gjithsesi ata nuk pritet të jenë subjekt i ligjit.

37-vjeçari iu bashkua Al-Nassr pak ditë më parë pas largimit me “sherr” nga Manchester United dhe thuhet se do të fitojë 175 milionë stërlina në vit.

Ronaldo u prezantua para rreth 25 mijë fansave në Riad, në një sfond të fishekzjarrësh e flakadanësh.

Edhe partnerja e tij bashkë më fëmijët u ngjitën në skenë për të marrë ovacionet e publikut.

37-vjeçari është njohur me Georgina Rodriguezin ndërsa luante për Realin e Madridit në vitin 2016. Ata kanë dy fëmijë së bashku, Bellën dhe Alanën, ndërsa tre fëmijët e tjerë Cristiano Jr., Eva dhe Mateo (dy të fundit binjakë) nuk janë të Georginas.

Arsim Thaqi nis punën te Drita (VIDEO)

Bayerni transferon mbrojtësin holandez Daley Blind