Ronaldo: Benitez me përvojë, mezi pres të punoj me të

Cristiano Ronaldo mezi pret të fillojë punën me Rafa Benitez. Të paktën, kështu thotë vetë portugezi në një intervistë për SNTV.

“Unë nuk kam punuar kurrë me Benitezin, por ai është një trajner me përvojë dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Unë mezi pres të filloj punën me të në prag të edicionit të ri”, deklaroi Ronaldo për SNTV.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin raportet Benitez-Ronaldo gjatë kampionatit, pasi që jo rrallë herë portugezi ka ditur të mos përshtatet me trajnerë. /Olle