Ronaldo barazoi Di Stefanon

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka barazuar rekordin e Alfredo Di Stefanos te Real Madridi.

Ronaldo realizoi het trikun e tij të 28-të në fanellën e mbretërve, duke barazuar numrin e het trikëve të shënuar nga Di Stefano.

Portugezi sot realizoi pesë gola kundër Granadas dhe kjo është hera e parë që ai shënon pesë gola në një ndeshje për Realin.