Ronaldo arrin shifrën e 50 golave të shënuar në vitin 2023

Cristiano Ronaldo ka shënuar gol në fitoren me rezultat 5-2 të Al-Nassr në udhëtim ndaj Al-Shabab, ndeshje kjo e cila u zhvillua në kuadër të Kupës së Mbretit në Arabinë Saudite.

Me këtë gol Ronaldo kompletoi shifrën e 50 golave të shënuar brenda vitit 2023, duke dëshmuar edhe një herë tjetër se mosha nuk është tregues i asaj se çfarë mund të bëjë në fushë portugezi.

 

38-vjeçari ka shënuar 16 gola në 15 ndeshje këtë sezon në Ligën Saudite, teksa ka bërë edhe tetë asistime.

Përveç në kampionat, Ronaldo këtë formë fantastike të golave e ka vazhduar edhe në Ligën e Kampionëve të Azisë, ku ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asistim.

 

Ronaldo më herët gjatë këtij muaji kishte fituar trofeun e parë me fanellën e klubit arab, ku arritën të mposhtën në finale rivalin Al-Hilal me rezultat 2-1, me të dy golat e shënuar pikërisht nga ai./Gazeta Olle/

Mbyllet me barazim përballja e shqiptarëve në Serie A

Gliha: Ballkani nuk duhet nënvlerësuar ndaj Dinamos, ka lojtarë cilësorë