Ronaldo apo Messi? Përgjigjet Pele

Legjenda e futbollit brazilian, Pele, mendon që futbollisti i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo, është më i mirë se ai i Barcelonës, Lionel Messi.

“Tani, pas disa vitesh dominimi të Lionel Messit, mendoj që lojtari më i mirë në botë është Cristiano Ronaldo. Neymar? E ardhja i buzëqesh atij”, ka deklaruar Pele. /Gazeta Olle