Ronaldinho largohet nga futbolli meksikan

I mirënjohuri Ronaldinho sërish në skenë. Këtë herë jo me ndonjë gol apo driblim të mirë, por me një gjest të pahijshëm.

Kur trajneri i tij në skuadrës Queretaro vendosi ta zëvendësojë në pjesën e dytë të ndeshjes me Pachucan, brazilianit nuk i erdhi aspak mirë.

Ai bënte me duar duke treguar hidhërimin e tij.

Pas ndeshjes, mediat meksikane shkruanin se Ronaldinho ka vendosur t’i thotë lamtumirë klubit. (Gazeta Olle)