Ronaldinho ia sygjeron Barçës këtë lojtar

Ish-superylli i Barcelonës dhe njëri nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, Ronaldinho ka thënë se ylli i Liverpoolit, Philippe Coutinho do të ishte një transferim perfekt për skuadrën e Blaugranëve. Ronaldinho ka thënë se Coutinho do të përshtatej perfekt në sistemin e Barcelonës, që është i njohur si njëri nga sistemet më të mirë në futboll.

“Ai, Coutinho, pati një sezon fantastik me Liverpoolin – Ai ka qenë njëri nga lojtarët më të mirë në mesfushë në Europë, dhe kur mendon se ai ka luajtur në një skuadër që nuk ka arritur shumë këtë vit, atëherë kjo është një gjë edhe më e madhe”.

“Unë nuk mund të flas për të dhe nuk mund të flas për Barcelonën – Por unë e di se çfarë lojtarë kërkon Barcelona, dhe ai i ka të gjitha këto kualitete”.

“Pas largimit të Xavit, dhe Iniesta është në moshën 30 vjeçare, atëherë unë mendoj se Coutinho do të ishte perfekt për Barcelonën”, përfundoi Ronaldinho.