Roma është duke kaluar nëpër një moment skandaloz këtë edicion me katër humbje të pësuara deri më tani pas 11 xhirove.
Giallorosët përveç katër humbjeve kanë marrë edhe katër barazime dhe kanë vetëm tre fitore.
Humbja nga Verona 3-2 pritet t’i shkarkojë Juricit me shkarkim, vetëm pas pesë jave që ka marrë drejtimin e klubitz
Për më tepër ka qenë skandaloze edhe deklarata e Ivan Juric, i cili pas ndeshjes tha se skuadra ka luajtur një lojë të shkëlqyeshme.
Mediat e ndryshme në Itali kanë raportuar se Juric është duke i kaluar orët e fundit si trajner i Romës.
Opsion mbetet rikthimi i Daniele De Rossit i cili vazhdon të paguhet nga Roma edhe pas shkarkimit pasi kishte kontratë tre vjeçare.
Roberto Mancini është një tjetër opsion, por edhe Massimiliano Allegri. /Telegrafi/