Romero për Romën

Raportet e fundit të mediave italian thonë se romakët kanë kthyer vëmendjen e tyre kah portieri i Sampdorias, Sergio Romero, në kërkimin e tyre për një portier të ri.

Giallorossët besohet se janë në kërkim për të gjetur një zëvendësues për 38 –vjeçarin, Morgan De Sanctis.

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’ , Sergio Romero është shfaqur si një objektiv, pasi më par dështoi të ofrohej në klub dhe në vend të tij erdhi në vitin 2011, Maarten Stekelenburg, transmeton Gazetaolle.com.

Samir Handanovic thuhet se është portieri i preferuar i klubit , por kjo do të kërkonte një barrë të konsiderueshme financiare për të nënshkruar me sllovenin e Interit.

Gazeta beson se dy opsionet e tjera për drejtorin sportiv Walter Sabatini janë Marco Sportiello i Atalanta dhe Orestis Karnezis i Udineses.

Romero kishte mbetur si portieri i dytëi Sampdoias pasi nuk e kishte zgjatur kontratën me klubin që i skadon këtë sezon.