Futbollistët e Romës janë relaksuar duke luajtur tenis, dy ditë pas humbjes në “San Siro” kundër skuadrës së Milanit, 2:1.
Kryeqytetasit kanë marrë pjesë në turneun e quajtur “Tenis me yje” që u organizua nga “Roma Cares”, ndërsa aty përpos kapitenit Francesco Totti ishin edhe futbollistë tjerë si Daniele De Rossi, Alessandro Florenzi, Radja Nainggolan, Juan Manuel Iturbe e Leandro Paredes.
Kapiteni Totti ishte në formë të lartë, pasi që e njeh jo pak tenisin, i cili është sporti i dytë i preferuar i tij. ‘Show’ për tifozët ishte i garantuar. /Gazeta Olle