Roma “shkelë” Fiorentinën, e mbyllë vitin 2019 me super-fitore në Firencë

Roma e ka mbyllë vitin 2019 me fitore, e ka mposhtur 4-1 Fiorentinën. Shënuan edhe Zaniolo e Dzeko.

Skuadra e Paulo Fonseca e ka mposhtur 4-1 Fiorentinën në “Artemio Franchi” për ta mbyllur vitin 2019 siç është më së miri.

Edin Dzeko në minutën e 19’, Kolarov në të 22-të, Lorenzo Pellegrini 73’ dhe Nicolo Zaniolo 88’ shënuan për fitoren e madhe të Romës.

Golin e nderit për vendasit e shënoi Milan Badelj në min 34’.

Pas kësaj fitore, Roma ka shkuar në kuotën e 35 pikëve dhe do ta mbyllë vitin 2019 në vendin e katërt.

Futbollistët do të kenë një javë pushim, për t’u rikthyer me ndeshje në janar të 2020-ës.