Roma shkarkon Jose Mourinhon dhe stafin e tij

Nuk ka më kohë për të humbur dhe pas disfatës së fundit ndaj Milanit në kampionat, drejtuesit e Romës vendosin të shkarkojnë Jose Mourinhon. Tekniku portugez nuk do të jetë më në krye të verdhekuqve teksa lë skuadrën me dy finale europiane, një në Europa League dhe një në Conference League.

Këtë të fundit e fundit në Tiranë ndaj Feyenoord, duke i siguruar Romës një trofe pas shumë vitesh thatësirë. Megjithatë, ky sezon nisi keq për luzitanin, me skuadrën që humbi shumë terren me vendin e katërt në kampionat dhe u eliminua në Kupën e Italisë ndaj Lazios.

Këto e detyruan pronarin Friedkin të marrë vendimin ekstrem për të ndarë rrugët me Mourinhon teksa amerikani theksoi se duheshin ndryshime për të rikthyer sërish skuadrën në “shinat e duhura”.

Shkëlqejnë Davis dhe James, Lakers rikthehen te fitoret në NBA

Trajneri i Al-Hilal: Ronaldo ka pasion për futbollin më shumë se Neymari