Roma rikthen Spallettin

Roma e ka gjetur zëvendësuesin e Rudi Garcias. Sipas asaj që raporton “Calciomercato’, drejtuesit verdhekuq kanë arritur marrëveshje me Luciano Spallettin.

Ajo që ka mbetur për t’u diskutuar është jetëgjatësia e kontratës, pasi që Spalletti dëshiron kontratë afatgjate.

Në këtë mënyrë pritet të plotësohet edhe dëshira e madhe e tifozëve të Romës, të cilët duan ta rikthejnë në krye të skuadrës njeriun që e bëri lojën e ekipit kryeqytetas, ndër më të bukurat në Evropë, sa ishte trajner i Romës prej vitit 2005 deri më 2009. /Olle