Roma pëson humbje në shtëpi nga Betisi

Roma ka pësuar humbje prej 2-1 nga Real Betisi në Stadio Olimpico, edhe pse ishte skuadra e parë që realizoi.

Të parët shënuan vendasit me anë të Paulo Dybalas, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë (34’).

Megjithatë, mysafirët u kujdesën që të shkonin në pushim me shifra identike kur Guido Rodriguez i barazoi shifrat (40’).

Në gjysmën e dytë, vizitorët e përmbysën rezultatin me golin e bukur me kokë nga Luiz Henrique (88’), i cili u asistua nga Rodri.

Kjo ishte fitorja e tretë e Real Betisit që është lider në Grupin C me nëntë pikë, derisa për Romën ishte humbja e dytë dhe mbetet në kuotën e tri pikëve.

Arsenali merr fitore komode në Ligën e Evropës

Trepça mposht thellë Tiranën dhe fiton Superkupën mbarëkombëtare