Roma është e interesuar për transferimin e portierit të Interit, Samir Handanovic, gjatë afatit kalimtar të verës.
Bisedimet mes Interit dhe Samir Handanovicit për vazhdimin e kontratës së tij në Giuseppe Meazza janë duke ngecur, kurse në ndërkohë ka ndërhyrë Roma, ka bërë të ditur “Gianluca di Marzio”.
Portieri fantastik i Nerazzurrëve është një prej futbollistëve kryesorë në ekipin e Roberto Mancinit, por ngadalë është duke hyrë në vitin e fundit të kontratës që do t’i skadojë në verën e vitit 2016.
Dhe, ngecjet në negociatat me Interin, kanë bërë që rivali nga Serie A, Roma, të konsiderojë seriozisht transferimin e tij për sezonin e ardhshëm.