Roma ndalet në barazim në udhëtim te Monza

Roma ka siguruar vetëm një pikë në udhëtimin te Monza (1-1) në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Serie A.

Dy gola u realizuan në pjesën e parë, me nga një për secilën skuadër.

Stephan El Shaarawy e zhbllokoi rezultatin (24’), ndërsa Luca Caldirola bëri që skuadrat të shkonin në pushim me shifrat identike (39’).

Me gjithë përpjekjet, asnjëra nga skuadrat nuk ia doli të realizonte në gjysmën e dytë, ashtu që i ndanë pikët.

Pas këtij barazimi, Roma numëron 58 pikë, dy më pak se Interi që ndodhet në vend të katërt dhe vazhdon garën për top katërshe.

Milani nuk arrin më shumë se një pikë ndaj Cremoneses

Ndeshje të zjarrta në Podujevë dhe Suharekë, luhet për titullin dhe Evropën